Kosova
Pritje të gjata në dalje nga Kosova, deri në 40 minuta në Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen në pikat kufitare të vendit.
Sipas raportimit të orës 07:28 të mëngjesit, pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, nga 3 deri në 5 minuta.
Megjithatë, situata është më ndryshe për ata që po dalin nga Kosova. Në pikën kufitare të Bërnjakut pritjet arrijnë deri në 30 minuta, ndërsa më të gjatat regjistrohen në Merdarë, ku qytetarët duhet të presin deri në 40 minuta.
Qendra bën të ditur se të dhënat përditësohen vazhdimisht në faqen e saj zyrtare, ku qytetarët mund të informohen në kohë reale për fluksin në kufi.