Kosova
OVL e UÇK-së thërret konferencë pas deklaratave të Bashës për financimin e luftës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL e UÇK-së) ka thirrur sot një konferencë për media, e cila do të mbahet në orën 14:00.
Thirrja e kësaj konference vjen një ditë pas publikimit të një punimi të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, ku ndër të tjera argumentohej se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është financuar nga paratë e grupeve të drogës.
Deklarata e Bashës ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa OVL e UÇK-së pritet të japë sot qëndrimin e saj zyrtar lidhur me këtë çështje.