Kosova

Armenia dërgon trupa paqeruajtëse në Kosovë përmes KFOR-it

Koloneli amerikan Crowe, zyrtar i lartë i mbrojtjes dhe Atasheu i SHBA-së, ka përcjellë nga Yerevani drejt Kosovës një kontingjent të trupave paqeruajtëse armene që do t’i bashkohen misionit të KFOR-it.

Në një njoftim të Ambasadës së SHBA-së në Armeni, theksohet se Armenia është një kontribuues i qëndrueshëm i KFOR-it dhe roli i saj nënvizon angazhimin për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Armenia mbetet një nga kontribuesit më të mëdhenj jo-NATO në KFOR, duke tejkaluar disa shtete anëtare të NATO-s dhe BE-së. Ky përkushtim i vazhdueshëm tregon rolin e Armenisë si partner i besueshëm në operacionet rajonale të sigurisë dhe gatishmërinë për të punuar përkrah forcave aleate”, thuhet në njoftim.

Ambasada amerikane gjithashtu shprehu krenarinë për mbështetjen e kontributeve të Armenisë në misionin e KFOR-it, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të koalicioneve dhe partneritetit të fortë të sigurisë në rajonin e Kaukazit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button