Kosova

MASHTI: Prindërit që hasin probleme gjatë aplikimit për tekste shkollore mund të kontaktojnë ministrinë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar se disa prindër kanë hasur vështirësi teknike gjatë procesit të aplikimit për tekste dhe mjete shkollore.

Në një komunikatë për media, MASHTI u ka bërë thirrje prindërve, mësimdhënësve dhe koordinatorëve që në raste të tilla të kontaktojnë ministrinë në orarin 08:00 – 16:00, përmes numrave të telefonit +383 (0) 38 200 65 058 dhe +383 45 834 248, ose përmes adresës elektronike [email protected]
.

“Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button