Kosova

Afrim Gashi uron Dimal Bashën për zgjedhjen si Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar Dimal Bashën pas zgjedhjes së tij në krye të Kuvendit të Kosovës.

Në urimin e tij, Gashi theksoi marrëdhëniet e ngushta ndërmjet dy vendeve dhe institucioneve, duke i cilësuar ato si të mbështetura në themele të forta miqësie, vëllazërie dhe bashkëpunimi të ndërsjellë.

“Këto lidhje, që burojnë nga populli, afërsia dhe vlerat tona të përbashkëta, paraqesin një pasuri të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve tona”, u shpreh ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button