Kosova

Shpërthim i gypit të kanalizimit në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, situata vihet nën kontroll

Një incident teknik ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku një gyp kanalizimi ka shpërthyer në hapësirat e korridorit të një reparti.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ekipet teknike dhe ato të mirëmbajtjes kanë reaguar menjëherë, duke e vendosur situatën nën kontroll.

“Nuk ka pasur depërtim të ujërave në dhomat ku po trajtohen fëmijët. Pas intervenimit, korridoret janë pastruar dhe pritet të kryhet procesi i dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit (DDD), me qëllim që të garantohet higjiena dhe siguria e ambientit spitalor”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Sipas këtij institucioni, aktualisht Klinika e Pediatrisë po funksionon normalisht.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button