Kosova

Pritje të gjata në kufirin me Serbinë: 1 orë e 20 minuta në Dheu i Bardhë, 40 minuta në Merdarë

Qytetarët po përballen me pritje të gjata në disa pika kufitare për të dalë nga Kosova.

Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, në pikën kufitare të Dheut të Bardhë pritjet arrijnë deri në 1 orë e 20 minuta.

Ndërkohë, situata është disi më e lehtësuar në pikën kufitare të Merdares, ku pritjet shkojnë deri në 40 minuta.

Në pikat tjera kufitare, lëvizja e qytetarëve zhvillohet normalisht dhe pritjet janë të zakonshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button