Kosova
Kryesore

Kushtetuesja rrëzon një nen të Statutit të ShSKUK-së, FSSHK e quan fitore për shëndetësinë publike

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka pranuar sot aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin KO 141/24, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Statutit nr.01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

FSSHK e cilësoi këtë vendim si fitore për shëndetësinë publike, qytetarët dhe punëtorët shëndetësorë e administrativë të spitaleve të përgjithshme në nivel vendi.

“FSSHK mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe vigjilente në evidentimin e shkeljeve dhe mbrojtjen ligjore”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Në aktgjykim, Kushtetuesja konstatoi se paragrafi 1 i nenit 11 të Statutit nr.01/2023, që lidhet me organizimin e shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme, nuk është në përputhje me nenin 7 (par.1) dhe nenin 92 (par.4) të Kushtetutës së Kosovës.

Sipas vendimit, Ligji për Shëndetin Mendor përcakton qartë që kujdesi mendor duhet të ofrohet në nivel të dytë përmes spitaleve të përgjithshme, por kjo është përjashtuar nga lista e shërbimeve në Statut.

Gjykata Kushtetuese urdhëroi që ky paragraf të ndryshohet dhe deri atëherë, shërbimet e kujdesit mendor do të ofrohen sipas ligjit aktual.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button