Kosova
I akuzuari në Shtërpcë pranon fajësinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se i akuzuari S.C. ka pranuar fajësinë për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë, duke i shqiptuar S.C. dënim me gjashtë muaj burgim, që mund të zëvendësohet me gjobë prej 1 mijë euro.
Sipas aktakuzës, S.C. akuzohej se më 10 qershor 2025, në Komunën e Shtërpcës, kishte nxitur me dashje urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike përmes veprimeve të tij publike gjatë një feste me karakter fetar.
Prokuroria Speciale ka theksuar se është e përkushtuar në ndjekjen dhe hetimin e këtyre veprave penale, të cilat cenojnë rëndë vlerat demokratike dhe bashkëjetesën ndër-etnike në Kosovë.