Kosova

Oficeri i FSK-së, Toger Fitim Kahrimani, përfundon me sukses kursin në SHBA

Toger Fitim Kahrimani ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerë të Artilerisë Fushore në Qendrën e Ekselencës për Zjarrin (Fires Center of Excellence) në Fort Sill, Oklahoma, SHBA.

Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ky trajnim ka për qëllim përgatitjen e oficerëve për veprime në fushëbetejë, duke i aftësuar të marrin vendime dhe të operojnë në kushte lufte.

Gjatë kursit, Kahrimani u vlerësua me çmimin “Distinguished Honor Graduate”, një mirënjohje që i jepet studentëve që arrijnë rezultate të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale.

Ky arritje tregon përkushtimin dhe nivelin e lartë profesional të oficerëve të FSK-së dhe fuqizon aftësitë e tyre për misione të ndryshme operacionale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button