Kosova

Junik: Dy fëmijë dëmtojnë 11 autobusë në një rast të pazakontë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur më 17 gusht 2025 në Junik, ku dëmtimi i një numri të madh autobusësh është zbardhur të ketë qenë kryer nga dy fëmijë.

Burime nga Policia e Junikut bëjnë me dije se, pas hetimeve operative dhe punës së kryer në terren, njësiti i hetimeve i Stacionit Policor Junik, në bashkëpunim me forenzikën e Drejtorisë Rajonale të Policisë Pejë, ka arritur të ndriçojë rastin.

Sipas hetimeve, dy fëmijë të moshës 11 dhe 9 vjeç kanë thyer xhamat e 11 autobusëve në stacion, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronën e qytetarit Albian Shehu.

Fëmijët janë marrë në pyetje në prani të prindërve dhe të punonjësit të Qendrës për Punë Sociale dhe më pas janë liruar.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokurori për të mitur, ndërsa hetimet për incidentin vazhdojnë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button