Kosova
Kryesore

Pritjet në kufi drejt dhe nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare. Sipas njoftimit zyrtar, pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtëra, ndërsa për të dalë nga vendi shkojnë deri në një orë e gjysmë.

Pritjet më të gjata regjistrohen në pikën kufitare të Merdarit, ku udhëtarët presin deri në 80 minuta, ndërsa në Jarinjë pritjet arrijnë deri në 25 minuta. Pikat e tjera kufitare aktualisht nuk paraqesin vonesa të gjata.

Udhëtarët këshillohen të planifikojnë kohën përkatëse të udhëtimit dhe të jenë të informuar mbi gjendjen aktuale në kufi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button