Kosova

OEK dorëzon padi në Gjykatën Supreme kundër vendimit të ZRrE-së për shkyçjen e bizneseve

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka bërë publike kërkesëpadinë që pritet të dorëzohet në Gjykatën Supreme, për të kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), i cili ka çuar në shkyçjen e qindra bizneseve nga rrjeti elektrik.

Përmes një postimi në Facebook, OEK ka theksuar se padia është ngritur me synimin për të mbrojtur bizneset, ekonominë e vendit dhe konsumatorët si palë të fundit që preken nga ky vendim.

“Kemi besim se drejtësia do të vendoset në të mirë të bizneseve, ekonomisë së vendit dhe duke marrë për bazë interesin publik të shtetit të Kosovës”, thuhet në reagimin e OEK-ut.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button