Lajme
Sali Berisha para SPAK, mbështetësit e tij në pritje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Para hyrjes së tij në prokurori, në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe mbështetës të Berishës.
Berisha akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Hetimet janë pjesë e një dosjeje të hapur prej muajsh nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit.
Ai ka mohuar çdo akuzë, duke i cilësuar ato si politike. Avokatët e tij kanë kërkuar heqjen e masës së sigurisë, duke argumentuar se nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme.