Kosova
Situata më e qetë në pikat kufitare të Kosovës

Situata në pikat kufitare të Kosovës është më e qetë këtë të hënë.
Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të bërë në orën 08:20, në pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova arrijnë deri në 30 minuta, ndërsa për të hyrë pritjet janë vetëm deri në 5 minuta.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet variojnë nga 5 deri në 10 minuta, duke treguar një qarkullim më të lehtësuar të qytetarëve dhe mjeteve.