Kosova
Punëtorët e Sindikatës së KEK-ut protestojnë sot para zyrave të KOSTT-it

Punëtorët e Sindikatës së Re të KEK-ut do të mbajnë sot një protestë para zyrave të KOSTT-it në Prishtinë.
Kryetari i sindikatës, Nexhat Llumnica, ka bërë të ditur se protesta do të nisë në orën 10:00.
Sipas tij, punëtorët janë mobilizuar për të shprehur pakënaqësitë e tyre, ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë mbi kërkesat konkrete që do të parashtrohen gjatë protestës.