Bota

Zelensky i hapur për marrëveshje paqeje me Rusinë, me kusht garancitë e sigurisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po sinjalizon gatishmëri për të zbutur qëndrimin në negociatat me Moskën dhe për të pranuar dorëzimin zyrtar të disa territoreve të pushtuara nga Rusia, në këmbim të një marrëveshjeje paqeje. Sipas gazetës britanike The Telegraph, kushti kryesor i Kievit mbetet përfshirja e garancive të sigurisë për Ukrainën, të cilat janë pjesë e “planit evropian” të propozuar nga aleatët.

Burime diplomatike në Bruksel thonë se Zelensky ka paraqitur propozime konkrete gjatë takimeve me liderët evropianë, në prag të samitit të 15 gushtit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin në Alaska. Ai u ka kërkuar aleatëve, veçanërisht Britanisë dhe BE-së, të mos pranojnë asnjë marrëveshje në mungesë të tij.

Presidenti ukrainas shprehet i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje që përfshin heqjen dorë nga kontrolli faktik mbi territore si Krimea dhe rajonet e pushtuara në Lugansk, Donetsk, Zaporizhia dhe Kherson, për sa kohë që garancitë e sigurisë janë të garantuara nga Perëndimi. Një zyrtar i lartë perëndimor, në kushte anonimiteti, ka theksuar se lëshimet mund të kufizohen vetëm në vijën aktuale të frontit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button