Kosova

Vendi përfshihet nga i nxehti ekstrem, rritet rreziku nga dehidrimi

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë në të gjithë vendin. Institucionet paralajmërojnë qytetarët të shmangin qëndrimin e zgjatur në diell, për shkak të rrezikut të shtuar nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi 10 deri në 38 km/h. Temperaturat minimale do të jenë mes 17 dhe 20°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 33 deri në 38°C.

Mjekët këshillojnë të konsumoni shumë ujë dhe të shmangni aktivitetet fizike në orët e mesditës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button