Kosova

Ngjarja e rëndë në Gjilan, Mefail Shkodra dhe familja në hetime

Mefail Shkodra, 52-vjeçari i dyshuari kryesor për vrasjen e tre personave mesditën e djeshme në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ka një të kaluar kriminale që lidhet me aktivitetin e fajdesë.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se Mefaili dhe djali i tij, 25-vjeçari Edonis Shkodra, ishin arrestuar në verën e vitit të kaluar për fajde. Ata ishin në paraburgim për disa muaj, por më 8 tetor 2024, prokuroria kishte propozuar zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e dorëzanisë, e cila u miratua nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Sipas vendimit të gjykatës, Mefaili dhe Edonisi janë detyruar të dorëzojnë pasuri në vlerë prej 70,000 eurosh për të siguruar këtë masë.

Gjykata thekson se çështja ndaj tyre gjendet ende në fazën e hetimeve dhe nuk ka pranuar aktakuzë nga Prokuroria lidhur me këtë rast.

Mefail Shkodra dyshohet se ka qëlluar me armë dhe ka vrarë tre persona mesditën e djeshme në Gjilan. Dy prej viktimave vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa një i tretë humbi jetën më vonë në spital.

Policia ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën dhe ka publikuar edhe fotografitë dhe të dhënat e djemve të tij, Edonis dhe Engjull Shkodra, 25 dhe 22 vjeç, të cilët dyshohet se janë përfshirë gjithashtu në ngjarje.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button