Kosova

Prokuroria Speciale reagon pas pranimit të fajësisë nga Igor Popoviq: “Veprat cenojnë rëndë vlerat demokratike”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë së të pandehurit Igor Popoviq.

Në reagim, Prokuroria thekson se riafirmon përkushtimin e saj për ndjekjen dhe hetimin e veprave penale që cenojnë rëndë vlerat demokratike dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve etnike në vend.

Popoviq ishte akuzuar se më 18 korrik 2025, rreth orës 12:00, në qytetin e Rahovecit, me dashje dhe qëllim kishte nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet komuniteteve etnike në Kosovë.

Pas arrestimit të tij, autoritetet serbe zhvilluan një fushatë propagandistike duke pretenduar se “Kosova po diskriminon serbët”, me qëllim të ndërtimit të një narrative politike për të minimizuar rastin penal.

Prokuroria Speciale nënvizon se do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri ndaj çdo veprimi që kërcënon rendin kushtetues dhe paqen ndërmjet komuniteteve në Republikën e Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button