Kosova

120 aksidente brenda 24 orëve – rritet shqetësimi për sigurinë rrugore

Në një intervistë të publikuar nga RTV Dukagjini, ekspertët e komunikacionit shprehin shqetësimin për numrin e lartë të aksidenteve në Kosovë.

Vetëm brenda një dite janë regjistruar 120 aksidente, çka tregon për mungesën e sigurisë rrugore.

Sipas tyre, shkaktarët kryesorë janë shpejtësia, mosrespektimi i rregullave të trafikut, mungesa e kontrollit teknik dhe infrastruktura e dobët. Ata kërkojnë masa të menjëhershme për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

Shikoni videon këtu

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button