Kosova

Platforma “Liria ka emër” mbështet protestën e OVL-së së UÇK-së më 7 gusht

Platforma “Liria ka emër” ka bërë të ditur mbështetjen e saj për protestën e organizuar nga Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), e cila do të mbahet më 7 gusht.

Përmes një postimi në Facebook, kjo platformë ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës kundër padrejtësive në Hagë, kundër rishkrimit të historisë dhe shkeljes së të drejtave njerëzore.

“Me 7 Gusht protestojmë kundër padrejtësive, kundër rishkrimit të historisë, kundër shkeljes së të drejtave njerëzore… Së bashku!”, thuhet në ftesën e publikuar.

Protesta synon të shprehë solidaritetin me të gjithë ata që po përballen me padrejtësi dhe të mbrojë dinjitetin dhe të drejtat e komunitetit.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button