Time Kadrijaj: Situata në Kuvend mbetet e paqartë, s’dihet çfarë do të ndodhë pas 8 gushtit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka komentuar situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës, të cilën e cilëson si të paqartë dhe të pasigurt.
Në një prononcim për Gazeta Blic, Kadrijaj tha se nuk ka asnjë ide se çfarë mund të ndodhë pas datës 8 gusht, kur skadon pezullimi i veprimeve të deputetëve nga Gjykata Kushtetuese.
“Situata është ende e paqartë, nuk kam ide se çka do të ndodhë,” deklaroi ajo.
Kujtojmë se deri më 8 gusht, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar të gjitha veprimet e deputetëve të Legjislaturës së nëntë, përfshirë edhe mbledhjet në sallën e seancave plenare, çdo 48 orë. Vendimi është pjesë e një procesi vlerësimi mbi legjitimitetin e përbërjes aktuale të Kuvendit.
Pas kësaj date, pritet një interpretim i ri nga Gjykata Kushtetuese, i cili pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen politike të vendit.