Kosova

OVL-UÇK njofton për konferencë – Pritet të shpallet data e protestës kundër padrejtësive në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) do të mbajë sot një konferencë për media në ora 14:00, në zyrat e saj zyrtare.

Në këtë konferencë, pritet të bëhet publike data e protestës që OVL-UÇK planifikon të organizojë, në shenjë kundërshtimi ndaj, siç e kanë quajtur, “padrejtësive që po ndodhin në Hagë”.

Ish-kreu i kësaj organizate, Hysni Gucati, në një intervistë për Kosova Live ka deklaruar se protesta është reagim i drejtpërdrejtë ndaj trajtimit që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.

“Padrejtësitë po thellohen dhe ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq,” tha Gucati, duke paralajmëruar një mobilizim të gjerë.

Më shumë detaje priten të zbulohen pas konferencës së sotme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button