Kosova
Mërgimtarët vërshojnë Kosovën, pritje minimale në pikat kufitare

Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë këtë mëngjes janë përballur me pritje minimale në pikat kufitare të vendit.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situata paraqitet e qetë në pothuajse të gjitha pikëkalimet, me pritjet më të gjata deri në 15 minuta në kufirin në Vërmicë.
Pikat tjera kufitare raportojnë fluks edhe më të ulët, pa ndonjë vonesë të theksuar.
Ky lehtësim në qarkullim vjen në një periudhë kur pritet rritje e numrit të mërgimtarëve që vijnë për pushime verore në vendlindje. Autoritetet kufitare mbeten në gatishmëri për të menaxhuar çdo rritje të mundshme të fluksit gjatë ditëve në vijim.