Kuvendi sërish pa marrëveshje – Dështim në tentimin e 53-të, afati kushtetues skadon sonte në mesnatë

Asgjë e re nga skena politike – edhe në tentimin e 53-të, deputetët e zgjedhur nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës.
Përkundër pritjeve dhe presionit publik, përfaqësuesit politikë nuk kanë arritur konsensus për themelimin e institucioneve, duke e lënë vendin në një ngërç të vazhdueshëm institucional.
Sipas afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, sot është dita e fundit për funksionalizimin e organit më të lartë legjislativ të vendit. Deputetët kanë kohë vetëm deri në orën 00:00 për të përmbushur obligimin kushtetues dhe për të konstituuar Kuvendin.
Nëse nuk arrihet marrëveshje deri në mesnatë, vendi rrezikon të përballet me një krizë të re kushtetuese dhe politike, që mund të çojë drejt zgjedhjeve të reja.
Situata mbetet e tensionuar dhe zhvillimet e orëve të fundit do të jenë vendimtare për të ardhmen institucionale të vendit.