Kosova

Murati: I kemi 64 vota – duhet vetëm vullnet politik për t’i formuar institucionet

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar para seancës së 53-të konstituive se janë shumë afër sigurimit të shumicës së nevojshme për ta zhbllokuar situatën politike dhe për të formuar institucionet e reja të vendit.

Sipas tij, tashmë janë siguruar 57 vota, ndërsa me përkrahjen e Nismës arrijnë në 60. Ai shtoi se me votën e Veton Berishës dhe Duda Baljes bëhen 62, e nëse edhe Lutfi Haziri, i cili ka deklaruar se mund të jetë vota e 61-të, e përkrah formimin e institucioneve, numri shkon në 63. Me përfshirjen e Bekë Berishës, Murati tha se mbështetja mund të arrijë në 64 vota.

“Pra nuk është problem që të jenë dhe të sigurohen votat për të kaluar këtë ngërç, por duhet vullnet politik”, theksoi Murati për Klankosova.tv.

Ai i bëri thirrje subjekteve politike që të tregojnë përgjegjësi dhe të mos lejojnë që vendi të mbetet peng i kalkulimeve partiake, ndërkohë që shumica është e arritshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button