Kosova

Duda Balje kushtëzon votën për kryeparlamentarin me formimin e komunës boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, e cila mban një votë kyçe për zhbllokimin e ngërçit politik në Kuvendin e Kosovës, është parë sot duke zhvilluar biseda me disa nga ambasadorët që vizituan ambientet e Kuvendit.

Përkundër spekulimeve për ndryshim qëndrimi, Balje ka konfirmuar se mbetet e palëkundur në kërkesën e saj për themelimin e një komune me shumicë boshnjake, si kusht për të mbështetur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryetarit të Kuvendit.

“Qëndrimi im nuk ka ndryshuar. Vota ime është e lidhur me zgjidhjen e kërkesës për komunën boshnjake,” kishte deklaruar Balje më herët, duke i bërë të qartë negociatorëve se mbështetja e saj nuk është e pakushtëzuar.

Kjo lëvizje e Baljes vjen në një moment kritik për formimin e institucioneve të reja, ndërkohë që Kuvendi mbetet i bllokuar pas afatit kushtetues dhe me vendim të pezulluar nga Gjykata Kushtetuese. Roli i saj pritet të jetë vendimtar nëse arrihet një marrëveshje mes partive parlamentare në ditët në vijim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button