Kosova

Haxhiu: Gjykata Kushtetuese veproi “ex officio”, zgjedhjet mund të jenë zgjidhja e vetme

Deputetja dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që vendosi masën e përkohshme për të mos ndërmarrë asnjë veprim pas skadimit të afatit për konstituimin e Kuvendit, deri më 8 gusht.

Sipas Haxhiut, kjo masë është marrë nga Gjykata “ex officio”, dhe jo për shkak të kërkesës nga LDK dhe PDK.

“Gjykata ka thënë se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve. Është normale që në këto rrethana, ku nesër është dita e fundit, Kushtetuesja të marrë masë të përkohshme ex officio”, u shpreh ajo.

Haxhiu, e cila është edhe kandidate për kryetare të Kuvendit, ka paralajmëruar se brenda orëve të mbetura mund të thirren disa seanca. Ajo kritikoi opozitën që sipas saj ka bojkotuar votimin 43 herë me radhë.

“Nëse nuk ka reflektim, atëherë zgjedhjet e reja duken si zgjidhja e vetme në këto rrethana”, përfundoi Haxhiu.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button