Kosova

Cilësia e ujit në pishinën e Gërmisë nuk përmbush standardet: IKSHPK pret rezultatet e reja më 25 korrik

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se uji në pishinën publike të Gërmisë nuk i ka përmbushur standardet mikrobiologjike të kërkuara për pishinat publike, sipas analizave laboratorike të kryera më 19 korrik nga ekspertët e Ekologjisë Humane.

Rezultatet e këtyre mostrave, të publikuara më 22 korrik, ngritën shqetësime për sigurinë e qytetarëve që frekuentojnë këtë hapësirë publike.

Në të njëjtën ditë, Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka zhvilluar një inspektim në terren për të vlerësuar gjendjen dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme. Si pjesë e këtij procesi, më 23 korrik janë marrë mostra të reja për analiza shtesë laboratorike.

IKSHPK bën të ditur se rezultatet përfundimtare të këtyre analizave priten të publikohen të premten, më 25 korrik 2025. Qytetarët do të informohen menjëherë për gjetjet, përmes kanaleve zyrtare të institutit.

IKSHPK dhe institucionet përgjegjëse vazhdojnë të monitorojnë situatën nga afër, në kuadër të përkushtimit për mbrojtjen e shëndetit publik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button