Kosova
Carl Bildt: Bllokada politike po dëmton besueshmërinë e Kosovës, a do të ketë ndonjëherë qeveri të re?

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka komentuar në profilin e tij në “X” situatën e bllokadës politike në Kosovë, duke shprehur shqetësim për mungesën e krijimit të një qeverie të re. Ai pyet nëse Kosova do të arrijë ndonjëherë të formojë një qeveri të re, duke theksuar se kjo ngërç politik ka dëmtuar rëndë kredibilitetin dhe besueshmërinë e vendit. Bildt shton se kjo situatë është negative për gjithë qytetarët dhe zhvillimin e Kosovës.
“A do të ketë ndonjëherë Kosova një qeveri të re? Pamundësia për të ecur përpara dëmtoi besueshmërinë e vendit. Dhe kjo është keq për të gjithë,” ka shkruar ai.