Kosova

Zjarri përpin 15 hektarë grurë në Rahovec – Fermeri kërkon kompensim nga shteti

Në kulmin e sezonit të korrjes, një zjarr shkatërrues i ka dhënë fund mundit disamujor të një fermeri në Rahovec. Erolind Morina, fermer i kësaj ane, humbi tërësisht 15 hektarë të mbjella me grurë, pasi flakët përfshinë arat e tij më 16 korrik, duke i kthyer në hi afro 950 mijë kilogramë grurë.

“Nuk është vetëm grurë. Është djersa, puna, investimi, shpresa…”, thotë Morina, i cili me lot në sy pa të digjej gjithçka që kishte kultivuar me përkushtim gjatë muajve të fundit.

Ai thekson se përkundër kësaj fatkeqësie, institucionet shtetërore kanë qëndruar në heshtje. “Qeveria në detyrë dhe Ministria e Bujqësisë sikur nuk e kanë vërejtur fare këtë që ka ndodhur,” shprehet ai, duke kërkuar që shteti të ndërhyjë për të kompensuar dëmin e madh ekonomik që ka pësuar.

Deri më tani nuk dihet shkaktari i saktë i zjarrit, ndërsa autoritetet nuk kanë dalë me ndonjë reagim zyrtar. Fermeri Morina thotë se nuk është rasti i vetëm, pasi edhe parcela të tjera në komunën e Rahovecit janë goditur nga zjarre gjatë korrikut.

Ngjarja ka ngritur shqetësime për mungesën e masave parandaluese dhe reagimit të shpejtë ndaj incidenteve të tilla që dëmtojnë drejtpërdrejt prodhimin vendor dhe sigurinë ushqimore të vendit.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button