Kosova

VV me shpenzime gati gjysmë milioni euro në tre muaj – 50 mijë euro për dreka zyrtare

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka publikuar raportin financiar për shpenzimet e partive politike për periudhën prill–qershor 2025, ku ndër më të dalluarat për nga shumat e harxhuara është Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti.

Sipas raportit të publikuar, Vetëvendosje ka shpenzuar gjithsej 498 mijë e 800 euro në tre muajt e fundit.

Shpenzimet kryesore përbëhen nga:

Paga – afro 203 mijë euro

Mallra dhe shërbime – rreth 257 mijë euro

Reklama dhe konkurse – 13 mijë e 438 euro

Informim publik – rreth 19 mijë euro

Në kuadër të shpenzimeve për mallra e shërbime, bie në sy një shumë e konsiderueshme prej rreth 50 mijë eurosh të cilat janë raportuar si shpenzime për dreka zyrtare.

Ky publikim vjen në një kohë të ndjeshme politike dhe mund të nxisë debat për mënyrën se si përdoren fondet publike nga partitë politike në Kosovë, veçanërisht në prag të diskutimeve për reforma në financimin e partive dhe transparencën institucionale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button