Kosova

IKD publikon raport mbi bashkimin e ministrive – fton partitë politike në diskutim për pasojat sociale

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me mbështetjen e National Endowment for Democracy dhe Rockefeller Brothers Fund, ka organizuar sot një takim diskutues ku ka publikuar raportin e ri me titull: “Ndikimi i bashkimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale me Ministrinë e Financave” – Analizë e reformës qeveritare në fushën sociale.

Ngjarja është mbajtur nga ora 13:00 deri në 15:00 në Hotel “Sirius” në Prishtinë, dhe ka mbledhur përfaqësues të spektrit të gjerë politik e institucional për të diskutuar për ndikimet që ka pasur kjo reformë në shërbimet sociale dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në diskutim morën pjesë deputetët:

Armend Muja nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje,

Blerta Deliu nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës,

Armend Zemaj nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Time Kadrijaj nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane.

Nga ana e organizatorëve, në takim folën edhe:

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i IKD-së,

Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IKD,

Betim Musliu, zëvendësdrejtor ekzekutiv i IKD-së.

Raporti i prezantuar nga IKD vë në pah shqetësimet për efektet negative që ka pasur bashkimi i dy ministrive, veçanërisht në aspektin e ofrimit të politikave dhe shërbimeve sociale për qytetarët. Përmes këtij takimi, IKD synon të nxisë debat publik dhe institucional për të rishikuar qasjen ndaj reformave qeveritare që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e grupeve më të ndjeshme në shoqëri.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button