Kosova pranon autoblinda të reja nga SHBA-ja, priten edhe të tjera

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pranuar disa autoblinda të reja, të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zëdhënësja e ministrisë, Liridona Gashi, tha për Gazeta Express se këto automjete janë blerë në kuadër të planit bilateral të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së për blerjet shtet më shtet.
“Konfirmojmë se kemi pranuar disa autoblinda, prodhim i ShBA-së, të cilat janë prokuruar bazuar në planin bilateral të blerjeve shtet më shtet, miratuar paraprakisht, dhe pritet të pranojmë edhe disa të tjera deri në përfundim të këtij aktiviteti të blerjeve,” u shpreh Gashi.
Në këtë fazë, ministria nuk ka dhënë më shumë detaje rreth numrit të autoblindave apo specifikimeve teknike, por theksoi se procesi është në vijim dhe do të përmbyllet me dërgesa të tjera.
Kjo përforcim i kapaciteteve logjistike dhe mbrojtëse vjen në kuadër të përpjekjeve për modernizimin dhe fuqizimin e FSK-së, në partneritet të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë.