Lajme

Rama në Romë për Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Romë për të marrë pjesë në “Ukraine Recovery Conference 2025” – një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, që synon mbështetjen dhe rindërtimin e Ukrainës pas shkatërrimeve të luftës.

Kreu i qeverisë shqiptare u prit nga Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nikoqire e konferencës që mbledh në një tryezë të përbashkët liderët botërorë, përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, vendeve të G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat.

Qëllimi i konferencës është koordinimi i ndihmës konkrete dhe mobilizimi i investimeve strategjike në sektorët kyç të Ukrainës, për të garantuar një rimëkëmbje të qëndrueshme dhe afatgjatë për vendin e goditur nga lufta.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button