Kosova

Apeli rikthen orarin e rregullt të punës pas rënies së temperaturave

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur të rikthejë orarin e rregullt të punës, pas përmirësimit të kushteve klimatike dhe paralajmërimeve për rënie të ndjeshme të temperaturave.

Vendimi është marrë nga kryetari i kësaj gjykate, Valon Totaj, në bazë të vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nr.261/2025, të datës 27 qershor 2025, dhe do të hyjë në fuqi që nga dita e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar, puna në Apel do të vazhdojë të zhvillohet sipas orarit zyrtar, ndërsa theksohet se ky vendim mund të rishikohet në varësi të kushteve klimatike dhe vlerësimit të menaxhmentit të gjykatës.

Më herët, më 2 korrik, Gjykata e Apelit kishte reduktuar përkohësisht orarin e punës për shkak të temperaturave të larta. Masa të ngjashme kishin ndërmarrë edhe Gjykata Themelore në Prishtinë, Gjykata Supreme dhe Gjykata Komerciale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button