Lajme

Fier: Gjykata shqyrton sot kërkesën për lirim me kusht të Ervin Salianjit

Gjykata e Fierit do të zhvillojë sot seancën për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Vendimi do të bazohet në raportin që pritet të paraqesë Shërbimi i Provës, i cili do të jetë vendimtar për pranimin ose rrëzimin e kërkesës.

Në seancën e mëparshme, u dorëzua raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, i cili, sipas mbrojtjes së Salianjit, rezulton pozitiv. Avokati i tij, Ledio Braho, theksoi se dokumenti konfirmon sjelljen e mirë të klientit gjatë qëndrimit në burg.

Salianji ndodhet në burg që prej tetorit 2024, pasi u dënua me 1 vit burg me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë në çështjen e njohur si “Babale”. Ai ka deklaruar në mënyrë të vazhdueshme se është viktimë e një procesi të montuar politik dhe se dënimi i tij është i padrejtë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button