Lajme

Trafiku zhvillohet normalisht në rrugët shtetërore, pritje deri në 40 minuta në disa pika kufitare

Trafiku në rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Sipas informacioneve të fundit, është vërejtur rritje e intensitetit të qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane. Ndërkohë, në disa pika kufitare janë regjistruar pritje, veçanërisht në hyrje dhe dalje nga vendi.

Në pikën kufitare “Bogorodicë” koha e pritjes llogaritet rreth 20-30 minuta, ndërsa në “Tabanocë” 30-40 minuta. Në pikat e tjera kufitare nuk ka vonesa të theksuara.

LAMM u bën apel të gjithë shoferëve që të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale në rrugë dhe me dendësinë e trafikut.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button