Kosova

Nazife Kokollari i bashkohet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Asambleistja e Kuvendit Komunal të Prizrenit, Nazife Kokollari, ka zyrtarizuar aderimin e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke e cilësuar këtë hap si shprehje të përkushtimit për shërbim ndaj komunitetit dhe vendit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kokollari përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, ku thekson se vendimi është marrë “me vullnet të plotë dhe besim në të ardhmen”.

“Me vullnet të plotë dhe besim në të ardhmen, sot kam marrë vendimin që t’i bashkohem Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Ky hap është shprehje e përkushtimit tim për t’u angazhuar edhe më shumë në shërbim të komunitetit dhe të vendit tonë të dashur”, shkroi ajo.

Ajo e cilëson AAK-në si shtëpinë politike të vlerave në të cilat ajo beson, duke përmendur lirinë, drejtësinë, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e dinjitetit qytetar.

“Jam e bindur se së bashku, me punë dhe përkushtim, mund të sjellim ndryshime pozitive për të gjithë”, përfundon Kokollari.

Nazife Kokollari ishte zgjedhur asambleiste nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, por kishte njoftuar largimin e saj nga kjo parti para tri vjetësh.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button