Kosova

Emilija Rexhepi takohet me Presidenten Osmani – në fokus konstituimi i Kuvendit

Deputetja boshnjake dhe kryetarja e partisë Nova Demokratska Stranka, Emilija Rexhepi, është takuar sot me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të konsultimeve për konstituimin e Kuvendit të ri.

Përpara saj, në Presidencë ka qëndruar edhe deputetja tjetër boshnjake dhe kryetarja e partisë Socijaldemokratska Unija, Duda Balje.

Presidentja Osmani ka filluar një cikël takimesh me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, me qëllim të gjetjes së një rruge të përbashkët për formimin e institucioneve të reja. Të mërkurën, ajo ka zhvilluar takime me drejtuesit e partive më të mëdha, ndërsa sot po vazhdon me përfaqësuesit e partive më të vogla dhe nga komunitetet.

Në një komunikatë për media, Zyra e Presidentes bëri të ditur se Osmani ka theksuar nevojën që, “në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror,” të gjendet një pajtim për konstituimin e Kuvendit brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Takimet pritet të vazhdojnë edhe me përfaqësues të tjerë politikë gjatë ditës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button