Kosova

LDK drejt Kushtetueses: Zogaj akuzon LVV-në për shkelje të aktgjykimit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se subjekti i tij është duke përgatitur lëndën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, me arsyetimin se kryesuesi i seancës konstituive dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, po veprojnë në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas Zogajt, aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe i detyrueshëm për t’u zbatuar.

“Është shumë me rëndësi, emergjente që të krijohet një shumicë politike, por brenga dhe shqetësimi jonë i madh është që nuk ka përpjekje dhe nuk ka lëvizje nga qëndrimet absurde të grupit më të madh politik për të shkuar kah shumica politike,” deklaroi ai.

Ai theksoi se vendi ndodhet në një ngërç serioz institucional dhe se përgjegjësia për këtë, sipas tij, bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje.

LDK pritet që në ditët në vijim ta dorëzojë padinë në Kushtetuese, duke kërkuar interpretim lidhur me mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive dhe moszbatimin e aktgjykimit ekzistues.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button