Kosova

Hykmete Bajrami del në foltore pas përfundimit të seancës, kritikon bllokadën politike në Kuvendin e Kosovës

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës dhe largimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga salla, Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka dalë në foltore për të adresuar bllokadën politike që po pengon punën e Kuvendit.

Në sallë, përveç Bajramit, ndodhen edhe bashkëkryesuesja e seancës, Sala Jashari, si dhe deputetë nga LDK, PDK dhe AAK.

Bajrami ka theksuar se për shkak të kësaj bllokade po pengohet puna e deputetëve dhe e fjalës së lirë, ndërsa ka bërë të ditur se do t’i drejtohen sërish Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e ngërçit politik.

“Neve po na pengohet puna dhe fjala e lirë,” ka deklaruar Bajrami.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button