Kosova

Haradinaj: Nëse Kurti nuk i ka 61 vota, duhet të lëshojë rrugë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dhënë një deklaratë të prerë teksa hynte në seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se në rast se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk i ka 61 vota për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar Qeverinë e re, atëherë “duhet të lëshojë rrugë”.

“Albin Kurti e ka nda mendjen me e bo keq e ma keq për Kosovën,” tha Haradinaj para gazetarëve, duke theksuar se vendi ka nevojë për stabilitet dhe përgjegjësi politike.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur procesi i konstituimit të institucioneve është bllokuar për shkak të mungesës së shumicës parlamentare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button