Kosova
Kryesore

Zgjedhjet Lokale 2025: Fillon korrigjimi i listës së votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot ka filluar periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare të Votuesve për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Kjo periudhë do të zgjasë deri më 31 gusht 2025.

Sipas njoftimit të KQZ-së, të gjithë qytetarët me të drejtë vote që nuk figurojnë fare në listë, që janë caktuar në qendër tjetër të votimit ose që kanë të dhëna të pasakta, mund të kërkojnë rishikimin e listës:

Përmes platformës elektronike: https://qv.kqz-ks.org, ose

Duke u paraqitur personalisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

Gjithashtu, qytetarët mund të kundërshtojnë përfshirjen e emrave të tjerë në listë, përfshirë raste kur pretendohet se në listë figuron emri i ndonjë personi të vdekur. Në këto raste, ankesa duhet të dorëzohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Për të bërë kundërshtimin, votuesit duhet të paraqesin një dokument të vlefshëm identifikimi: letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje.

KQZ i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë periudhë 60-ditore për të siguruar që të drejtën e votës ta ushtrojnë pa pengesa ditën e zgjedhjeve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button