Kosova

Azerbajxhanasi tenton të korruptojë policin me 20 euro në Merdare, përfundon në mbajtje

Një shtetas i Azerbajxhanit është arrestuar në pikën kufitare të Merdares pasi ka tentuar të korruptojë një zyrtar policor me qëllim të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka ofruar 20 euro ryshfet, por është ndaluar menjëherë nga autoritetet kufitare.

“PKK Merdare / 02.07.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Azerbajxhanit, pasi që i njëjti i ka ofruar 20 euro zyrtarit policor për t’i mundësuar kalimin e kufirit. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është duke u trajtuar nga prokuroria kompetente dhe ndaj të dyshuarit pritet të ngrihet kallëzim penal për veprën “dhënie ryshfeti ndaj personit zyrtar”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button