Kosova
Kryesore

Ministrja e Mbrojtjes së Luksemburgut, Yuriko Backes, vizitë zyrtare në Kosovë

Ministrja e Mbrojtjes së Luksemburgut, Yuriko Backes, po qëndron sot për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë qëndrimit të saj, Backes do të pritet në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Takimi ndërmjet dy zyrtareve të larta pritet të zhvillohet në ora 12:00, ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës.

Ndërkohë, sipas një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes së Luksemburgut, gjatë vizitës në Kosovë, ministrja Backes do të takojë edhe pjesëtarët e detashmentit të “mbikëqyrjes ajrore” të Beneluksit, që vepron në kuadër të misionit të KFOR-it nën udhëheqjen e NATO-s. Ky detashment, i cili udhëhiqet nga Luksemburgu, luan një rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë ajrore në rajon.

Vizita e Backes vjen në kuadër të përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin bilateral mes Kosovës dhe Luksemburgut, si dhe për të riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të këtij vendi për stabilitetin dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button