Kosova

Presidentja Osmani zhvillon takime me liderët partiakë për zgjidhjen e krizës parlamentare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur sot një seri takimesh me liderët e partive parlamentare, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për krizën në funksionimin e Kuvendit.

Takimet kanë filluar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e më pas ka vijuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Dy liderët e parë janë pritur sot në mëngjes në Presidencë.

Sipas agjendës së publikuar, rreth orës 14:45 do të mbahet takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ndërsa nga ora 16:00 është planifikuar të zhvillohet takimi me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Ndërkohë, takimet me përfaqësuesit e partive politike nga komunitetet joshumicë do të mbahen gjatë ditës së nesërme.

Presidentja Osmani ka thënë se këto takime kanë për qëllim të rikthejnë funksionalitetin institucional dhe frymën e bashkëpunimit mes forcave politike në një moment kritik për vendin.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button