Rajoni

Samiti në Shkup nis pa Vuçiq – të pranishëm Kurti dhe Rama

Në Shkup po zhvillohet dita e dytë e samitit të Ballkanit Perëndimor, ku liderët e rajonit dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian po diskutojnë mbi zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin.

Qëllimi i këtij samiti, i cili nisi dje dhe po vazhdon edhe sot, është të forcojë bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të nxisë iniciativa të përbashkëta brenda tregut të përbashkët rajonal.

Në takim marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mungon. Po ashtu janë të pranishëm edhe liderë të tjerë rajonalë, përfaqësues të institucioneve evropiane dhe partnerë ndërkombëtarë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button