Kosova

BQK dhe AKI nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për rritjen e sigurisë institucionale

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në përputhje me mandatin dhe kompetencat ligjore të të dyja institucioneve.

Sipas njoftimit të BQK-së, memorandumi përcakton kornizën për një shkëmbim të sigurt dhe të kontrolluar të informatave të nevojshme dhe relevante, me qëllim që të mundësohet përmbushja efektive e obligimeve kushtetuese dhe ligjore të BQK-së dhe AKI-së.

Ky memorandum vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit për forcimin e sigurisë, transparencës dhe qëndrueshmërisë së institucioneve të vendit, në përputhje me standardet më të avancuara të bashkëpunimit institucional.

 

 

 

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button